Kronika

Takimi i CEDC-së, Kodheli: Shqipëria angazhim konkret në përballimin e emigracionit të paligjshëm

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë takimit në Vjenë të organizates se Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore(CEDC) dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, shprehu angazhimin konkret të Shqipërisë në përballimin e emigracionit te paligjshëm.

Në këtë takim, ku merrnin pjese ministrat e Mbrojtjes anetare te CEDS-së, Kodheli nënvizoi rëndësinë e trajtimit me prioritet të kesaj çështje, pasi emigracioni i paligjshëm, tha ajo “po bëhet çdo ditë e më shume pjesë e axhendës më të madhe ndërshtetërore mes nesh dhe do te vijojë te mbetet një nga sfidat e së ardhmes.”

“Shqipëria merr pjesë me një anije patrullimi me aktivitetin detar të NATO-s në Egje, i cili tashmë është duke bashkëpunuar me operacionin e BE-së “Sofia”, Agjencinë e Kufijve të Jashtëm të BE-së (FRONTEX), Greqinë dhe Turqinë në përpjekjet për të ndaluar krizën e emigrantëve dhe refugjatëve”, u shpreh Kodheli.

Ministrja gjithashtu solli në vëmendje edhe punën që është bërë për të ngritur në Shqipëri një Qendër Ekselence të NATO-s, për të trajtuar fenomenin e luftëtarëve të huaj, e cila sipas saj, do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
Gjatë takimit të Ministrave të Mbrojtjes së CEDS-së u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me kërkesat për azil nga vendet të cilat nuk janë në BE, si dhe rikthimi i emigrantëve që nuk kanë leje për të qëndruar në Evropë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button