☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.85 ▲0.36%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,121 ▼ -5.29% ETH $2,241 ▼ -7.49% XRP $1.1939 ▼ -9.55% SOL $90.3200 ▼ -6.67%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.85 ▲0.36 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Takimi KLGJ-KLP, Gogu: Sistemi do të gjykohet nga rezultatet, deri 3 vite për një vendim të arsyetuar

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu paralajmëroi se sistemi i drejtësisë do të matet nga rezultatet për qytetarët, duke nxjerrë në pah një nga problemet kryesore: vonesat deri në 3 vite për arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

Në mbledhjen e përbashkët të Këshillit te Lartë Gjyqësor dhe Këshillit te Lartë te Prokurorisë, Ministri i Drejtësisë foli hapur për sfidat që mbeten në sistem, pavarësisht progresit të bërë.

Ai pranoi se gjatë vitit 2025 është shënuar përparim në vlerësimet etiko-profesionale të magjistratëve, por theksoi se ritmi aktual mbetet nën pritshmëritë.

“Progres ka, por kjo nuk mjafton. Në fund të vitit do të matemi nga ajo që ndjen qytetari,” deklaroi Ministri.

Një nga problemet më të mprehta, sipas tij, mbetet vonesa në arsyetimin e vendimeve gjyqësore, që në disa raste arrin deri në tre vite.

“Për qytetarin, drejtësia nuk vonohet në sallë vonohet kur nuk merr vendimin e arsyetuar,” u shpreh ai.

Ministri theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me prioritet nga institucionet e sistemit, duke sugjeruar që të përfshihet në fokusin e inspektimeve tematike për vitet 2026–2027, në përputhje me Strategjinë Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024–2030.

Ai riafirmoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të mbështesë Këshillat në çdo kërkesë të argumentuar, por theksoi se përgjegjësia për rezultatet mbetet e përbashkët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.