Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi, Hargreaves ka bërë të ditur se me Abdixhikun ka diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Ne gjithashtu theksuam nevojën për të përfunduar shpejt formimin e institucioneve, në mënyrë që Kosova të mund të fokusohet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj dhe në avancimin e objektivave tona të përbashkëta ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori britanik.
Takimi vjen në një kohë kur në Kosovë vazhdojnë diskutimet politike lidhur me formimin e institucioneve të reja dhe pas aktgjykimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.