☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,727 ▼0.49%
DOW 51,659 ▼0.39%
NASDAQ 27,020 ▼0.82%
NAFTA 91.76 ▲1.37%
ARI 4,330 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,626 ▼ -1.95% ETH $2,679 ▼ -2.42% XRP $1.5261 ▼ -3.69% SOL $115.3700 ▼ -1.81%
S&P 500 7,727 ▼0.49 % DOW 51,659 ▼0.39 % NASDAQ 27,020 ▼0.82 % NAFTA 91.76 ▲1.37 % ARI 4,330 ▼1.07 % S&P 500 7,727 ▼0.49 % DOW 51,659 ▼0.39 % NASDAQ 27,020 ▼0.82 % NAFTA 91.76 ▲1.37 % ARI 4,330 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Arte

Tedi Papavrami në TIFF: Harku i violinës takon penelin japonez në “The Bow and the Brush”

Dokumentari zvicerian “The Bow and the Brush” (“L’Archet et le Pinceau”), me regji të franko-zviceranes Raphaëlle Régnier, pati mbrëmë premierën botërore në edicionin e 24-t të “Tirana International Film Festival” (TIFF).

Filmi sjell një dialog të veçantë mes muzikës perëndimore dhe artit tradicional japonez, përmes violinistit shqiptar Tedi Papavrami dhe mjeshtrit japonez të kaligrafisë Kanshô Miyashita.

Në premierën e zhvilluar në Kinema Millennium ishte i pranishëm edhe vetë Papavrami, së bashku me bashkëshorten e tij, pianisten japoneze Maki Okada.

Gjatë bashkëbisedimit me publikun pas shfaqjes, Papavrami tregoi se lidhja e tij me kulturën japoneze kishte nisur përmes kinemasë, veçanërisht përmes filmave të regjisorit të njohur Akira Kurosawa. Ai kujtoi veçanërisht filmin “Ëndrrat”, që sipas tij i kishte zgjuar një kuriozitet të hershëm për botën japoneze.

Papavrami rrëfeu se, me kalimin e kohës, kjo kureshtje u kthye në një dëshirë për të njohur më nga afër kulturën, disiplinën dhe mënyrën e të menduarit japonez.

“Dukej sikur mundi nuk u kushtonte”, u shpreh ai, duke folur për mënyrën se si e kishte përjetuar këtë kulturë.

Një pjesë e rëndësishme e bashkëbisedimit iu kushtua edhe takimit me kaligrafin Kanshô Miyashita dhe ngjashmërive që Papavrami kishte gjetur mes dy disiplinave artistike.

“Ndjeva se kishim shumë gjëra të përafërta me të: preokupime, ekzigjencë, një lloj kokëfortësie për të arritur diçka, pakënaqësinë ndaj vetes, si dhe teknikat në lëvizje”, tregoi ai, duke e lidhur këtë përvojë me disiplinën e violinës.

Kjo marrëdhënie mes dy formave të artit përbën edhe thelbin e dokumentarit. Në një prej momenteve më të veçanta, Miyashita krijon kaligrafi japoneze ndërsa Papavrami interpreton “Chaconne” të Johann Sebastian Bach, duke e kthyer lëvizjen e harkut dhe atë të penelit në një dialog të përbashkët artistik.

Por dokumentari sjell edhe një tjetër shtresë të kulturës japoneze përmes poezisë.

Në materialin shoqërues të filmit paraqiten tre tekste të rëndësishme të traditës letrare japoneze: pjesë nga “Heike Monogatari”, poezia “Hatsukoi” (“Dashuria e parë”) e poetit Shimazaki Tōson dhe “Iroha uta”, një nga tekstet më të veçanta të gjuhës japoneze.

Fragmenti hapës i “Heike Monogatari”, një epikë mesjetare japoneze, nis me tingujt e kambanave të Gion Shōja-s dhe me idenë budiste të përkohshmërisë së gjithçkaje. Kambanat, lulet e pemës sāla, ëndrra e një nate pranvere dhe pluhuri përpara erës shërbejnë si metafora për faktin se asgjë nuk është e përhershme. Ky motiv i përkohshmërisë, i lidhur edhe me konceptin japonez mono no aware, është një nga idetë qendrore të estetikës japoneze.

Ndërsa “Dashuria e parë” e Shimazaki Tōson, botuar në vitin 1897 në përmbledhjen e tij të parë poetike Wakana-shū, është një nga poezitë më të njohura të romantizmit japonez të periudhës Meiji. Ajo ndërton kujtimin e dashurisë së parë përmes imazheve të një vajze me flokët e sapolidhur, një peme molle, një molle me ngjyrë rozë dhe një shtegu që krijohet natyrshëm nën pemë.

Një detaj interesant është se molla përsëritet si një simbol i rëndësishëm në poezi, ndërsa vetë imazhi i mollës lidhet me përvojën e dashurisë dhe me ndikimet e reja kulturore të periudhës Meiji.

Teksti i tretë, “Iroha uta”, është edhe më i veçantë: bëhet fjalë për një poezi që përdor 47 shenjat bazë të hiraganës, secilën vetëm një herë. Për këtë arsye ajo konsiderohet një lloj “pangrami” poetik japonez dhe për shekuj është përdorur edhe si mënyrë për renditjen e shkrimit japonez. Origjina e saj lidhet me periudhën Heian, ndërsa autorësia mbetet e pasigurt.

Kështu, krahas muzikës së Bach-ut dhe kaligrafisë japoneze, poezia bëhet një tjetër urë mes dy kulturave, duke sjellë në të njëjtin dokumentar tema si përkohshmëria, dashuria, bukuria, disiplina dhe kërkimi i përsosmërisë.

Vetë titulli “Harku dhe Peneli” i referohet kësaj marrëdhënieje: lëvizjes së harkut të violinës dhe lëvizjes së penelit të kaligrafit. Dokumentari ndjek nga afër procesin krijues të dy artistëve, duke treguar jo vetëm veprën e përfunduar, por edhe përgatitjen, përqendrimin dhe momentet e krijimit.

Filmi është përfshirë në programin “Special Screenings” të TIFF-it, në një edicion që sjell në Tiranë 229 filma nga 71 vende të ndryshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.