☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,719 ▼0.59%
DOW 51,594 ▼0.52%
NASDAQ 26,988 ▼0.94%
NAFTA 91.65 ▲1.25%
ARI 4,329 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,500 ▼ -2.08% ETH $2,674 ▼ -2.55% XRP $1.5212 ▼ -3.9% SOL $114.9600 ▼ -2.08%
S&P 500 7,719 ▼0.59 % DOW 51,594 ▼0.52 % NASDAQ 26,988 ▼0.94 % NAFTA 91.65 ▲1.25 % ARI 4,329 ▼1.08 % S&P 500 7,719 ▼0.59 % DOW 51,594 ▼0.52 % NASDAQ 26,988 ▼0.94 % NAFTA 91.65 ▲1.25 % ARI 4,329 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kosova

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, duke thënë se Gjykata e ka kthyer procesin “në binarë ligjshmërie”.

Deda ka vlerësuar se vendimi i Kushtetueses ndryshon edhe kalkulimet politike rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor. Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”, ka shkruar Deda në Facebook.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë, por se zgjedhja e Qeverisë më 13 shtator nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.

Njëkohësisht, Gjykata ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Çështja e presidentit ka qenë prej muajsh një prej temave kryesore politike në vend, veçanërisht pas dështimit për të arritur konsensus ndërmjet partive parlamentare.

Që nga 4 prilli, posti i presidentit ushtrohet nga ushtruesi i detyrës, ndërsa Kushtetuta parasheh kufizime kohore për ushtrimin e këtij funksioni.

Pas disa rundesh negociatash ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, në fund të gushtit u raportua për një marrëveshje për kandidaturën e Bekim Sejdiut si president konsensual. Megjithatë, kundërshtimi i disa deputetëve të LDK-së e bëri të paqartë sigurimin e numrit të nevojshëm të votave për zgjedhjen e tij.

Vendimi i Kushtetueses i 23 shtatorit e vendos tash çështjen e zgjedhjes së presidentit përballë një afati të qartë kushtetues: 6 tetorin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.