Bota

Talebanët shpallin qeverinë e përkohshme

Mohammad Hassan Akhund është emëruar kryeministër i qeverisë së re “të përkohshme” talebane, njoftoi sot zëdhënësi Zabihullah Mujahid, tri javë pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët.

“Mulla Abdul Ghani Baradar, bashkëthemelues i grupit të talebanëve (…) do të jetë zëvendëskryetar i qeverisë së re në Kabul”, shtoi Mujahid në një konferencë për shtyp.

I dëgjuar nga fraksionet e ndryshme talebane, që e respektojnë atë, Baradar drejtoi veçanërisht negociatat e Doha-s me amerikanët, që çuan në tërheqjen e forcave të huaja nga vendi.

Ndër emërimet e tjera të shpallura sot është Mullah Yaqoub, i biri i Mullah Omar, si ministër i Mbrojtjes dhe Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si ministër i Brendshëm.

Amir Khan Muttaqi, negociator i talebanëve në Doha, është emëruar kreu i Ministrisë së Jashtme.

“Qeveria nuk është e plotë”, specifikoi Mujahid, duke siguruar se lëvizja e tij, që premtoi një ekzekutiv “gjithëpërfshirës”, do të përpiqet të “marrë njerëz nga pjesë të tjera të vendit”.

Duke u kthyer në pushtet njëzet vjet pasi u rrëzuan nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja, talebanët janë në vëzhgim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, e cila ka paralajmëruar se do të gjykojë lëvizjen islamike për veprimet e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button