🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.93 ▲1.01%
ARI 4,076 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $59,790 ▼ -0.73% ETH $1,572 ▼ -0.21% XRP $1.0431 ▼ -0.8% SOL $72.4700 ▲ +1.67%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.93 ▲1.01 % ARI 4,076 ▼0.49 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.93 ▲1.01 % ARI 4,076 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë në Europë dhe e ka më të shtrenjtën në raport me të ardhurat (sipas Eurostat)

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë.

Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.

Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4% të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia me 3%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Buka më e shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse

 Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian (treguesi i nivelit të çmimeve, BE-27=100). Por, e matur

sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani.

Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si psh argëtimi. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatarës së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%)

Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut.

Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.