🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 07 Tetor 2026
S&P 500 7,819 ▲0.58%
DOW 51,521 ▲0.49%
NASDAQ 27,600 ▲0.45%
NAFTA 89.89 ▲0.5%
ARI 4,160 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
₿ CRYPTO
BTC $84,060 ▼ -1.81% ETH $2,615 ▼ -3.52% XRP $1.4709 ▼ -2.03% SOL $118.4900 ▼ -1.49%
S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.89 ▲0.5 % ARI 4,160 ▼0.64 % S&P 500 7,819 ▲0.58 % DOW 51,521 ▲0.49 % NASDAQ 27,600 ▲0.45 % NAFTA 89.89 ▲0.5 % ARI 4,160 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8485 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 91.9618 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4573 EUR/TRY 55.3786 EUR/JPY 178.13 EUR/CAD 1.6005
07 Tet 2026
Breaking
Sporti

Tango e fundit! Lionel Messi i jep lamtumirën Argjentinës mes lotësh, golit dhe dy asisteve

Pas 21 vitesh dhe 208 ndeshjesh, kapiteni i “Albiceleste” përshëndet kombëtaren. Në fitoren 3-0 ndaj Beninin në miqësore realizuan edhe Otamendi e Nico Paz.

Enrique Santos Discépolo, një kompozitor i njohur argjentinas, thoshte se “tango është një mendim i trishtë që vallëzohet”. Argjentina dhe Leo Messi vallëzuan bashkë për herë të fundit në “Monumental”, përpara 85.000 tifozëve të veshur bardhekaltër, që përshëndesnin idhullin e tyre.

Mes tyre kishte edhe indianë që kishin bërë tatuazh portretin e Leos dhe francezë. Në Buenos Aires ishte një mbrëmje që dhuroi emocione të çdo lloji: lot në autobusin e Messi-t, buzëqeshja pas golit zemërimi që humbi tre raste të tjera të pastra.

Tango e fundit e Leos ishte malinkonike, prekëse, sepse ishte e para ndeshje me kombëtaren e luajtur pa babanë Jorge, që ndërroi jetë në gusht. Një humbje që ndikoi shumë fort për t’i thënë lamtumirë Argjentinës.

Kundër Beninit, vendit të 93-të në botë, Messi dha dy asiste dhe shënoi me penallti. Miqësorja përfundoi 3-0 për Argjentinën, por mbi të gjitha përfundoi një erë, ajo që kishte filluar 21 vite më parë dhe që u mbyll me 126 gola, 67 asiste dhe 208 ndeshje. Rekordmen në gjithçka.

Messi ishte shumë i emocionuar dhe kjo dukej qartë edhe te këmbët e tij. Në pjesën e parë gaboi një rast të pastër dhe shumë hapje loje apo sponde. Diçka e pazakontë për të. Hyrja në fushë me tre fëmijët dhe himni kombëtar sikur e paralizuan. Dhe nuk ishte i vetmi. Scaloni, trajneri i 9-të i “pleshtit” tek Argjentina, u pa të lotonte shpesh gjatë pjesës së parë.

Dy Lionelë, që në 2018-ën u kapën përdore dhe nisën një histori që u bë fituese. Filloi me thyerjen e mallkimit të Kupës së Amerikës, që u fitua në 2021-shin. Pastaj Kupa e Botës.

Dy fjalë të mira i meriton dhe Benini, që bëri gati 8000 kilometra fluturim jo thjesht për pjesëmarrje. Përkundrazi, shfrytëzoi rastin për të treguar vlerat e veta dhe rezistoi në pjesën e parë, duke i shkuar madje dy herë afër avantazhit me Junior Olaitan. Dibu Martinezit iu desh të priste.

Në pjesën e dytë u “ndez” Messi dhe bashkë me të edhe ndeshja. Në fillim asisti për Otamendi, edhe ai në ndeshjen e fundit me Argjentinën. Pastaj pasimi për golin e mrekullueshëm të Nico Paz dhe në fund penalltia e kthyer në gol. Në mes një shtyllë dhe tre raste të humbura.

Më shumë se një ndeshje futbolli, ishte një festë e madhe. Kore, lojë dritash, fishekzjarre dhe në qendër të “Monumental” një fanellë e Messi-t, e gjatë 30 metra, me numrin 10 dhe “Gracias” të shkruar. Ky ishte momenti para ndeshjes, bashkë me një dhuratë që kapiteni i Beninit, Sessi D’Almeida, i bëri Messi-t gjatë shkëmbimit të simboleve. Ishte një statujë e vogël ari, që përfaqësonte një luftëtare të armatosur, simbol i Amazone të Dahomey, luftëtareve të njohura të mbretërisë antike afrikane.

Një homazh për forcën, kurajën dhe disiplinën. Bashkë me statujën edhe një letër për Leon.

Në fund festë, lot, fjalime për lojtarin më fitues në historinë e Argjentinës. Tango e fundit e Leos përfundoi me të gjithë duke qarë. Dhe si të gjitha tangot e mëdha la pak trishtim. Por edhe ndjenjën e të qenit i pranishëm te diçka, që me shumë mundësi, nuk do ta shohim më.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.