TAP, gati tubacionet e para, në Durrës mbërrijnë në pranverë
Seria e parë e tubacioneve të çelikut të gazsjellësit TransAdriatic Pipeline tashmë është gati. Burimet zyrtare të TAP bëjnë të ditur se kompania “Salzgitter Mannesmann International” ka bërë gati 130 copë tubacione me diametër 48 “.
Menjëherë pas përfundimit të testit të kualifikimit për prodhimin (MPQT) do të nisë procesi i veshjes. Me përfundimin e këtij procesi atëherë tubacionet do të transportohen për në Kavala dhe Selanik të Greqisë, ndërsa në Durrës ( Shqipëri) do të mbërrijnë në pranverën e këtij viti.
Ndërsa “bërrylat” e tubacioneve do të instalohen përgjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ndërtimi i projektit do të fillojë në mesin e 2016-ës. Ato janë ndërtuar për kënde të shumëfishta për të lejuar ndryshime drejtimit të tubacionit si vertikalisht dhe horizontalisht. Prodhimi i linjës së tubacioni ka nisur në dhjetor të vitit 2015.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar edhe
procedurat e thjeshtuara për përgatitjen dhe shqyrtimin e ndryshimit të Planit Kombëtar Sektorial për Gazsjellësin Trans Adriatik (Projekti TAP) që kanë për qëllim të shkurtojnë afatet e procesit të hartimit dhe konsultimit të dokumenteve respektive të planifikimit sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi, si dhe të përfshijnë çështje që nuk cenojnë vlerat natyrore, cilësinë e mjedisit, zonat e mbrojtura, tokat bujqësore, biodiversitetin dhe trashëgiminë natyrore e kulturore.