☁️
Tiranë 17°C · Vranët 20 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▲0%
ARI 4,813 ▼1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $74,779 ▼ -0.63% ETH $2,286 ▼ -1.55% XRP $1.4135 ▼ -1.09% SOL $84.5400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▲0 % ARI 4,813 ▼1.36 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▲0 % ARI 4,813 ▼1.36 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
20 Apr 2026
Breaking
Politika

Nënstacioni i Babicës, Rama: Reformat, e vetmja rrugë për transformimin e Shqipërisë

aaaaAmbicia e Shqipërisë për rajonalizimin e prodhimit dhe administrimit të energjisë do të bëhët shumë shpejt realitet me rrugën e energjisë me Kosovën dhe Maqedoninë, është shprehur kryeministri Edi Rama, gjatë inaugurimit të nënstacionit të Babicës.
“Do të bëjmë të mundur finalizimin e një ëndrre për të lidhur përfundimisht rrugën e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Interkonjeksioni i famshëm i shumëpropaganduar si objektiv i partive, qeverisë, shoqërive tona po bëhet realitet. Po bëhet realitet ashtu si lidhja e rrugës energjitike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, çka do të thotë integrim i plotë i Shqipërisë në rrjetin europian të energjisë. Bëhet e mundur që reforma që vazhdon për të liberalizuar tregun e energjisë dhe ambicia jonë për rajonalizimin e prodhimit dhe administrimit të energjisë të kthehen në mirëqënie për shqiptarët”, tha kryeministri Rama.
Ai tha se invsetimet si këto të Babicës bëhen pikërisht falë reformës në energji “dhe vendosjes së rendit ligjor” tha Rama. Ai vijoi duke thënë se fasha e supozuar për të mbrojtur të varfërit, në fakt ishte burim abuzimi për shumë biznese. “Kjo vepër tregon se reformat janë e vetmja rrugë që kemi për të transformuar Shqipërinë”, u shpreh kryeministri Rama.
“2 vite më parë humbjet ishin 52% në gjithë sistemin e shpërndarjes së energjisë, ku një pjesë e konsiderueshme ishin vjedhje të energjisë. Trashëguam një kompani me 1 miliardë dollarë borxhe të akumuluara nga 2007 deri në 2013”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.