Ekonomia

Targat me çip, tërhiqet kompania

Konçesioni për pajisjen e targave me çip nuk do të realizohet pasi kompania që e ofroi këtë shërbim është tërhequr.

“Porta Saber” bëri një kërkesë në shtator të 2015 ku do të ofronte për 35 vjet pajisjen dhe monitorimin e targave me çip, ndërsa do t’u kushtonte  taksapaguesve më shumë se 95 milionë euro.

Porta Saber Albania parashikonte që brenda tre vitesh të pajiste me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total.

Ndërkohë që çdo pronar automjeti do të detyrohej të paguante rreth 48 euro për të instaluar çipin elektronik në targën e makinës.

Më herët Ministria e Transporteve ka sqaruar se nuk kishte marrë asnjë vendim në lidhje me “koncesionin e targave me çip” dhe se ishte  e vendosur që të mbronte interesat e qytetarëve.

Kjo mënyrë  konçesioni është kundërshtuar nga opozita, por edhe nga grupet e interesit të cilat e konsideronin atë një kosto shtesë për qytetarët ndërkohë që shteti do të përfitonte  vetëm tarifën koncesionare prej 2 përqind të të ardhurave të kompanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button