Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Nico Paz i “jep duart” Real Madridit dhe vazhdon te Como. DETAJET
Nico Paz nga sot mund të quhet lojtari i Como-s me të drejta të plota. Klubi italian ka paguar shifrën 60 milionë euro te Real Madrid për yllin argjentinas, por sërish me një klauzolë riblerje.
Real Madrid ka të drejtën të blejë Nico Paz për 80 milionë euro në verën pasardhëse, gjë që vështirë se mund të ndodhë. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se Real Madrid ka hequr dorë njëherë e mirë nga Nico Paz.
Dëshira e vetë lojtarit ishte të vazhdonte te Como dhe në fund ashtu ndodhi.
“Real Madrid, Como 1907 dhe Nico Paz kanë arritur një marrëveshje që lojtari të qëndrojë në klubin italian për sezonin 2026-2027.
Kjo marrëveshje, e cila u krye me kërkesën e vetë lojtarit, përcakton gjithashtu se Real Madridi mban një opsion të njëanshëm për të riblerë të drejtat federative të Nico Paz për sezonin 2027-2028”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit madrilen.
“Përshëndetje Comaschi, jam shumë i lumtur që mund të njoftoj se do të qëndroj në Como edhe një tjetër vit me ju. Jam shumë i emocionuar dhe mezi pres të filloj sezonin e ri dhe t’ju shoh të gjithëve në stadium. Forza Como”, ishte reagimi i parë i Nico Paz pas zyrtarizimit të marrëveshjes mes klubeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.