☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,681 ▲0.76%
DOW 52,332 ▲0.22%
NASDAQ 26,221 ▲1.02%
NAFTA 101.92 ▼1.31%
ARI 4,035 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,260 ▼ -0.54% ETH $2,325 ▼ -1.26% XRP $1.2997 ▼ -0.12% SOL $101.1900 ▼ -0.53%
S&P 500 7,681 ▲0.76 % DOW 52,332 ▲0.22 % NASDAQ 26,221 ▲1.02 % NAFTA 101.92 ▼1.31 % ARI 4,035 ▲0.67 % S&P 500 7,681 ▲0.76 % DOW 52,332 ▲0.22 % NASDAQ 26,221 ▲1.02 % NAFTA 101.92 ▼1.31 % ARI 4,035 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
roze

Tom Brady gjen sërish dashurinë? Ja çfarë dihet për romancën me Candice Swanepoel

Tom Brady gjen sërish dashurinë? Ja çfarë dihet për

Tom Brady dhe supermodelja Candice Swanepoel duket se kanë nisur një histori dashurie, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Sipas detajeve të publikuara nga Page Six, më 25 tetor, ish-ylli i futbollit amerikan dhe modelja e njohur janë në një lidhje prej disa muajsh dhe po tregohen veçanërisht të kujdesshëm për të mos u shfaqur së bashku në publik.

“Që të dy jetojnë në Miami, ndaj është shumë e përshtatshme”, ka treguar një burim për revistën People, duke shtuar se ata po kalojnë mjaft kohë së bashku.

I njëjti burim ka bërë të ditur se Candice është treguar shumë diskrete për këtë marrëdhënie dhe ka zgjedhur të ndajë lajmin vetëm me një rreth të ngushtë njerëzish.

“Kur janë takuar, janë përpjekur shumë që të mos bien në sy”, ka zbuluar burimi, duke lënë të kuptohet se dyshja dëshiron ta ruajë privatësinë e saj.

Lajmi për romancën e mundshme u bë publik fillimisht më 24 tetor, kur Us Weekly raportoi, duke iu referuar një burimi, se Brady dhe Swanepoel janë bashkë prej njëfarë kohe.

Megjithatë, as ish-sportisti dhe as modelja nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen. Përfaqësuesit e tyre nuk kishin dhënë ende një koment për mediat në kohën e publikimit të raportimeve.

Brady, 49 vjeç, ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale që pas divorcit nga supermodelja Gisele Bündchen, në vitin 2022. Gjatë kësaj periudhe, emri i tij është lidhur në media edhe me modele dhe personazhe të tjera të njohura.

Pavarësisht interesit të madh për jetën e tij private, ai ka preferuar të mos ndajë shumë detaje për marrëdhëniet e tij, duke u përqendruar te karriera dhe fëmijët.

Tom ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten Bündchen, ndërsa ka edhe një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan.

Nga ana tjetër, Candice Swanepoel, 38 vjeçe, është një nga modelet më të njohura të Victoria’s Secret. Ajo ka dy djem nga marrëdhënia e mëparshme me modelin brazilian Hermann Nicoli, me të cilin ishte e fejuar përpara se të ndaheshin në vitin 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.