roze
Taylor Swift në krahët e aktorit të famshëm
Taylor Swift dhe Tom Hiddleston raportohen të jenë duke shijuar një romancë sekrete.
Ylli i pop-it 26-vjeçe dhe aktori 35-vjeçar, i cili mendohet të jetë James Bond-i i ardhshëm, janë fotografuar duke u puthur në bregdetin e oqeanit Atlantik.
Në fotot e publikuara nga “The Sun”, të cilat janë bërë ditën e martë, dyshja duket shumë e dhënë pas njërit-tjetrin, duke u puthur dhe shtrënguar duart, duke lënë kështu të nënkuptohet se Swift e ka harruar përfundimisht Calvin Harris edhe pse kanë vetëm 2 javë që janë ndarë.