Zvicra “ok” planit të zhvillimit të Malësisë së Madhe
Nga donatorët ndërkombëtarë mbërrin përgjigja e parë, për financimin e hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, për një prej 30 bashkive ku ende nuk nisur puna për këtë plan.
Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) financuar nga Qeveria Zvicerane i është përgjigjur interesimit për asistencë financiare dhe teknike për bashkinë e Malësisë së Madhe, në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. DLDP ushtron aktivitetin në Veri të Shqipërisë që prej vitit 2006, në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar.
Pas punës së nisur në muajin Janar të këtij viti nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të territorit për hartimin e planeve vendore, nisma e DLDP çel fazën e dytë të procesit të hartimit të PPV. Nga 31 bashki që nisën punën në fillim të këtij viti, 26 prej tyre do të mbështeten financiarisht nga Qeveria për planet me një fond prej 560 mln lekësh, ndërsa 5 bashki të tjera kanë marrë tashmë asistencë teknike dhe financiare nga USAID. Në fazën e dytë, tipologjia e bashkive që do të mbështeten do të jetë e ndryshme. Sikundër Malësia e Madhe, edhe 29 bashkitë e tjera ku ende nuk ka nisur puna kanë dendësi më të vogël popullsie dhe natyra e këtyre zonave është kryesisht rurale, relativisht të ruajtura nga presionet e pakontrolluara të zhvillimit.
Objektivi i mbështetjes nga DLDP do të jetë pikërisht krijimi i një modeli të PPV në mbështetje të tipologjive të NJQV me probleme në mobilizimin e potencialit për zhvillim duke mundësuar skenarë për një zhvillimin social-ekonomik të balancuar. Veç kësaj ndihma zvicerane do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të këtyre 29 bashkive për t’i përgatitur ato për fillimin e nismave, përmes një trajnimi afatgjatë të prezantuar nga Ministria. Gjermeni në bashkëpunim me Shkollën e Administratës Publike (ASPA) vetëm disa muaj më pare. Për të konsoliduar qasjen metodologjike ndaj bashkive të reja të kësaj tipologjia, qeveria zvicerane përmes dldp dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe pushtetin vendor parashikon zgjerimin e kësaj asistence në muajt në vijim. Mbështetja pritet të jetë më e gjerë në muajt e ardhshëm, sa i takon asistencës ndaj bashkive ku do të punohet për PPV.
Në 13 Janar 2016 u firmosën kontratat mes studiove shqiptare dhe ndërkombëtare, të cilat dolën fituese në konkursin e projektimit të zhvilluar dy muajt e fundit të vitit 2015, me 26 njësitë vendore. Kontratat i hapën rrugën fillimit të punës për hartimin e 26 planeve vendore, proces, i cili ndodh për herë të parë në historinë e zhvillimit të territorit në vendin tonë. Në këto 26 bashki janë zhvilluar e vijojnë të zhvillohen dëgjesa publike me qytetarë dhe ekspertë për projektet e paraqitura nga studiot respektive.
Nga ana tjetër, USAID ofroi bashkëpunimin me 5 bashki të tjera për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore, duke çuar në 31 numrin e njësive vendore, të cilat do të kenë planet e tyre të hartuara brenda vitit 2016. Në muajin Prill, Ministria e Zhvillimit Urban organizoi një tryezë me donatorët me qëllim mundësinë e identifikimit të financimit edhe për 30 bashki të tjera, ku ende nuk ka nisur puna për hartimin e këtyre planeve.
26 bashkitë e mbështetura nga qeveria shqiptare : Lezhë, Kurbin, Krujë, Kukës, Dibër, Durrës, Vorë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol, Librazhd, Përrenjas, Cërrik, Pogradec, Korçë, Tiranë dhe Shkodër.
5 BASHKITË E MBËSHTETURA NGA USAID PËR PPV
Lushnjë, Elbasan, Berat, Kuçovë dhe Fier.
30 bashkitë që nuk kanë ende plan janë : Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Fushë Arrës, Pukë, Vau Dejës, Mirditë, Bulqizë, Klos, Mat, Kamëz, Belsh, Peqin, Patos, Pustes, Gramsh, Maliq, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, Mallkastër, Memaliaj, Libohovë, Dropull, Tepelenë, Delvinë, Finiq.