Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 14 May 2026
S&P 500 7,444 ▲0.58%
DOW 49,693 ▼0.14%
NASDAQ 26,402 ▲1.2%
NAFTA 101.78 ▲0.75%
ARI 4,696 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
₿ CRYPTO
BTC $79,601 ▼ -2.06% ETH $2,255 ▼ -2.91% XRP $1.4287 ▼ -2.5% SOL $90.6600 ▼ -5.38%
S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.78 ▲0.75 % ARI 4,696 ▼0.22 % S&P 500 7,444 ▲0.58 % DOW 49,693 ▼0.14 % NASDAQ 26,402 ▲1.2 % NAFTA 101.78 ▲0.75 % ARI 4,696 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046 EUR/USD 1.1714 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9161 EUR/ALL 95.4783 EUR/MKD 61.6947 EUR/RSD 117.4213 EUR/TRY 53.2673 EUR/JPY 184.90 EUR/CAD 1.6046
14 May 2026
Breaking
Kronika

Të akuzuar se i shisnin kokainë klientëve, 8 vite burg për pronarin e lokalit në Berat dhe nga 4 për tre punonjësit

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka shpallur fajtorë katër persona, përfshirë pronarin e një lokali nate, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas vendimit të gjykatës, pronari i lokalit është dënuar me 8 vite burg, ndërsa tre të tjerët, truproja, menaxheri dhe kamerieri, janë dënuar me nga 4 vite e 8 muaj burg secili. Gjykata, pas shqyrtimit të provave dhe aplikimit të gjykimit të shkurtuar, vendosi uljen e dënimeve me 1/3, duke finalizuar dënimet përkatëse për të katër të pandehurit.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal zhvillohej në një lokal nate, ku klientët, pas konsumimit të alkoolit, kërkonin edhe lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Droga, sipas dosjes hetimore, mbahej e fshehur në ambientet e lokalit dhe shpërndahej në doza të vogla, me çmime që varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë për dozë.

“Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I., R.Z. dhe K.D. kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur. Nga analiza e provave provohet se i pandehuri E.V. ka vepruar si organizator dhe ekzekutor, K.D. si ekzekutor, K.I. si ekzekutor dhe R.Z. si ndihmës”, thuhet në njoftim.

Vendimi

Procesi penal ndaj tyre është regjistruar në vitin 2023, ndërsa hetimet u zhvilluan nga Prokuroria e Beratit në bashkëpunim me policinë lokale.

Vendimi i plotë

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM BERAT

“Në përfundim të shqyrtimit të procedimit penal nr. 319 të vitit 2023, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, Gjykata vlerësoi të pandehurit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar.

Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, me intensitet të lartë, në qytetin e Dimalit dhe më gjerë, të cilën e disponon në sasi të ndryshme. Ky shtetas ka në pronësi edhe një lokal nate, ku u provua se klientët pasi konsumonin sasi të madhe alkoli, kërkonin dhe lëndë narkotike, konkretisht kokainë. Lëndën narkotike e mban të fshehur në një nga blloqet e murit rrethues të lokalit dhe e ka të ndarë në doza të vogla 0.2 gr deri në 0.5 gr, të cilën e ka gati për shitje, ku një dozë shitej për shumën 2000-5000 lekë. Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truproja) i lokalit K.D., menaxheri K.I. dhe kamarieri R.Z.

Nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm që të pandehurit E.V., K.I., R.Z. dhe K.D. kanë realizuar tregtimin e lëndës narkotike të llojit “kokainë”, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur.

Rezultatet e përftuara nga blerjet e simuluara provojnë se të pandehurit shisnin në vazhdimësi lëndë narkotike personave të ndryshëm që vinin si klientë në lokal, ku lëndën narkotike të llojit “kokainë” e mbanin të fshehur jashtë lokalit në pjesën e mbrapme të tij, ku e merrnin në një kuti të vendosur te muri rrethues i lokalit, ndërsa pjesën tjetër e mbanin në banesën e të pandehurit E.V. Të pandehurit e quanin lëndën narkotike “amaro” në mënyrë që të mos kuptoheshin.

Nga analiza e provave provohet se i pandehuri E.V. ka vepruar si organizator dhe ekzekutor, K.D. si ekzekutor, K.I. si ekzekutor dhe R.Z. si ndihmës”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.