Të hapen kufijtë! Komisioni Europian e kërkon brenda qershorit
“Unë do të propozoj që vendet anëtare të heqin të gjitha kontrollet e brendshme kufitare sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë mendoj që një kohë e përshtatshme do të ishte fundi i qershorit”, tha ajo.
Ministrat e brendshëm të BE do të diskutojnë reagimin ndaj pandemisë Covid 19 në fushën e kontrolleve të kufijve të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve. Johansson tha se ishte shumë e gëzuar të shikonte që vendet e BE kanë filluar ti japin fund kontrolleve në kufi dhe të rihapin sërish zonën e udhëtimit të lirë, Shengen ndërkohë që përhapja e covid 19 po frenohet.
Ndërsa sezoni turistik veror po afrohet, disa vende, mes të cilëve Franca dhe Belgjika, kanë njoftuar rihapjen e kufijve, me më shumë vende të tjera, si gjermania, që do ta bëjnë këtë më 15 qershor. Italia ndërkohë i hapi kufijtë e saj të mërkurën. Por pavarësisht përpjekjeve për koordinim, lëvizjet janë vendosur në nivele kombëtare. Ndërkohë që nuk po flitet ende për një vendim për hapjen e kufijve të jashtëm të BE. Franca, Spanja dhe Italia janë mes vendeve më të goditura nga covid 19.