Bota

Franca mbyll kufijtë, mbi 150 të vrarë në Paris

Franca shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe mbyll kufijtë pas vrasjes së dhjetra vetëve gjatë disa sulmeve në Paris të premten në mbrëmje.

“Duhet të sigurohemi që asnjë të mos hyjë për të kryer akte të tilla, dhe që ata që i kanë kryer të kapen, në se përpiqen të largohen nga vendi”, tha presidenti francez Francois Hollande.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se vetëm në sallën e koncerteve Bataclan, në qendër të Parisit, ka patur mbi 100 viktima. Dëshmitarë janë shprehur në televizionin francez se skena në sallën e koncerteve i ngjante një masakre.

0:00:00

Presidenti Hollande tha se ka kërkuar përforcime ushtarake në Paris për të parandaluar sulme të tjera.

Këshilli i Sigurimit ë OKB-së, dënon “sulmet barbare terroriste prej frikacakësh” në Paris.

Në një stadium në afërsi të Parisit, ku po luhej një ndeshje mes Francës dhe Gjermanisë u dëgjuan disa shpërthime. Në ndeshje ishte i pranishëm edhe presidenti francez Francois Hollande.

Deri tani duket se askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, të cilat dukeshin të koordinuara mirë.

Banorëve të Parisit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive, ndërsa në rrugët e qytetit ka forca të shumta policore dhe ushtarake.

Presidenti Barak Obama i quajti sulmet një “përpjekje të egër për të terrorizuar civilët.” Në një fjalim televiziv të premten mbrëma, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë bashkë me Francën për të luftuar terrorizmin. Ai tha se kishte vendosur të mos i telefononte Presidentit Hollande menjëherë pas sulmeve, por se është i bindur që ai do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me të më vonë.

Kryeministri britanik, David Cameron shkruante në Twitter: “Ne do të bëjmë çdo gjë që mund të bëjmë për të ndihmuar.” Ai tha se ishte tronditur nga ngjarjet në Paris dhe se mendimet e lutjet e tij ishin për popullin francez.
france1 france3 france4

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button