☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.28 ▲2.19%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,765 ▼ -2.09% ETH $2,405 ▼ -2.64% XRP $1.3258 ▼ -2.33% SOL $104.4400 ▼ -2.33%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.28 ▲2.19 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Të paktën të ishin e keqja më e vogël

Sigurisht nuk ka asgjë auotmatikisht skandaloze që një parti të ketë në një moment të caktuar vetëm një kandidat për kryetar. Iu ndodh edhe partive më demokratike. Deri këtu, Berisha nuk është se e ka gabim. Zakonisht kandidatëve iu duhet të arrijnë një kufi formal për t’u konsdieruar si konkurrentë në garën për drejtimin e partisë dhe ka raste kur vetëm një i tillë e arrijn atë. Në raste të tilla, pra kur vetëm një person arrin të përmbushë kushtet për të garuar, logjika e do që ai të quhet automatikisht i zgjedhur si kryetar, duke i dhënë fund një procesi të panevojshëm gare. Pikërisht kjo bën që e ashtuquajtura “garë” (të cilës janë përpjekur t’i gjejnë nga një emër të ri çdo tre katër ditë), të bëhet qesharake sepse ç’kuptim ka që njerëzit votojnë – qoftë edhe në një referendum – kur në fletë kanë vetëm një alternativë?

Kjo është njëra kategori.

Por ka edhe një tjetër, që vlen për partitë e ndërtuara rreth një figure të vetme dominuese, ku i gjithë procesi shërben si një lloj rituali jo edhe aq për të rikonfirmuar liderin, por për të provuar besnikërinë ndaj tij. Është rasti i partive si AKP-ja e Erdoganit, apo deri para pak kohësh e Fidesz-it të Orbanit në Hungari, ku rezultati dihet që para nisjes së procesit. Ironikisht, PD është përpjekur vazhdimisht që përmes akuzave, ta asociojë imazhin e socialistëve me parti dhe politikanë të tillë, veçanërisht me figurën autoritare të Erdoganit. Por, nga ana tjetër shkon dhe ndjek vetë pikërisht ato modele politike që ka përdorur për të kritikuar kundërshtarin e vet politik. Sa besueshmëri mund të ngjallë kjo?

Problemi nuk është vetëm se Berisha do të rizgjidhet, do të rikonfirmohet, apo çfarëdo emri t’i vëmë procesit. Këtë nuk e ka vënë kush në dyshim. Problemi qëndron tek imagjinata politike që i ofrohet qytetarëve shqiptarë dhe tek fakti që alternativa e vetme formale ndaj një pushteti të akuzuar për autoritarizëm duket se e ka përvetësuar vetë logjikën e autoritetit të pakontestueshëm. Një pjesë e akuzave të tyre ndaj qeverisjes ndoshta nuk janë edhe aq të gabuara. Por, zgjidhja që PD kërkon të japë duke u ofruar si alternativë, është si të duash të shërosh një sëmundje, duke i njektuar trupit një variant më të vjetër dhe më të rëndë të saj. Kjo është thjesht e pamundur.

Nëse një parti e sheh garën e brendshme si kërcënim për vetë ekzistencën e saj, ajo tregon se institucionet e saj janë shumë herë më të vogla se sa kryetari dhe nëse është kështu, atëherë përse duhet që qytetarët të besojnë se nën sundimin e asaj partie, institucionet e shtetit do të jenë më të forta se sa lideri?

Shqipërisë nuk i mungojnë liderët që kërkojnë besim. Madje i ka me tepri. Ajo që i mungon janë strukturat politike që e meritojnë besimin e qytetarëve edhe kur liderët ndryshojnë.

Tani, Partia Demokratike mund ta quajë këtë proces referendum dhe në një kuptim të ngushtë, ndoshta ka të drejtë. Por, referendum për çfarë saktësisht? Për autoritetin e Berishës? Kush e ka vënë ndonjëherë në dyshim? Për bindjen e partisë ndaj tij? Edhe kjo është dicka që dihet tashmë.

Shqiptarëve iu është dashur prej kohësh të zgjedhin gjithnjë mes dy të këqijave. PD të paktën mund ta bënte këtë: të ishte e keqja më e vogël mes dy të këqijave, por me sa duket ka dështuar edhe në këtë pikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.