Kronika

Të shtëna me armë në Shëngjin, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shinave me armë zjarri në Shëngjin të Lezhës.  Ndërkohë që nuk dihen shkaqet e konfliktit. Dy personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital ku po u jepet ndihma e parë mjekësore.

Pak minuta pas ngjarjes në Shëngjin, Lezhë ku mbetën të plagosur dy të rinj, Policia e Shtetit jep detaje të reja.

Mësohet se dy persona janë qëlluar me armë nga një makinë në ecje.

Ja njoftimi i policisë:

Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se  në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të  qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar,  kanë  plagosur me armë zjarri  shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

 Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button