🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.06 ▲1.6%
ARI 4,043 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,648 ▼ -0.29% ETH $2,397 ▼ -0.2% XRP $1.3190 ▼ -0.74% SOL $104.1800 ▼ -0.31%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.06 ▲1.6 % ARI 4,043 ▼0.42 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.06 ▲1.6 % ARI 4,043 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Arte

Teatri i Operës e Baletit shpall disa nga fituesit e Konkursit “Tish Daija”

Në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit Tish Daija, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall veprat fituese të Konkursit Kombëtar të Krijimtarisë Muzikore “Tish Daija”, në kategorinë e krijimtarisë për orkestër simfonike.

Katër veprat fituese janë: “Rapsodia e Jugut” e kompozitorit Endri Sina; “Eclipsis Lunaris” kompozuar nga Fjolla Gashi; “Rugovë” kompozuar nga Jurgen Muharremi dhe “Voices” e kompozitorit Kris Sopiqoti.

TKOBAP uroi kompozitorët fitues dhe bëri të ditur se këto krijime do të marrin jetë në skenë, duke pasuruar repertorin orkestral dhe duke vijuar traditën e çmuar të muzikës shqiptare.

Më herët TKOBAP ka shpallur edhe fituesit në kategorinë e krijimtarisë për orkestër harqesh:

  • Ajet Çekiçi – “Skerco”
  • Arjan Brahimi – “Pejsazh Baritor”
  • Armand Broshka – “Përgjimi”
  • Denis Baftjari – “Variacione String”
  • Endri Sina – “Sunset to Sunrise”
  • Erli Lila – “Automaton”
  • Ina Kosturi – “Fantasy for String Orchestra”
  • Jetmir Zaganjori – “Fractal of Stillness”
  • Justin Petoshati – “Nocturn”
  • Justinian Kissi – “Labëria”

Konkursi ka mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe synon nxitjen e krijimtarisë së re dhe mbështetjen e kompozitorëve të muzikës së kultivuar shqiptare.

Veprat e shpallura fituese do të bëhen pjesë e edicionit të parë të Festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, i cili do të organizohet nga Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjatë muajit nëntor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.