☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▼ -0.17% ETH $2,288 ▲ +0.67% XRP $1.2485 ▼ -0.78% SOL $94.1300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani paralajmëron SHBA-në të presë “surpriza” nëse vazhdon përshkallëzimi i situatës

TEHERAN, 16 korrik /ATSH-AA/ – Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se SHBA-ja duhet të presë “surpriza” ushtarake nëse vazhdon sulmet ndaj territorit iranian dhe shkeljet e memorandumit të mirëkuptimit.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia tha se presidenti amerikan Donald Trump do të përballet me veprime të papritura nga ushtria iraniane nëse Washingtoni vazhdon politikat që i cilësoi si “aventuriere” dhe “keqdashëse”, si dhe sulmet ndaj Iranit.

“Zyrtarët amerikanë do të përballen me sfida të reja dhe të papritura nga ushtria e Republikës Islamike të Iranit, si për nga armatimi ashtu edhe për nga gjeografia e luftës, që nuk mund t’i imagjinojnë kurrë. SHBA-ja duhet të presë surpriza nga ushtria”, tha Akraminia për Agjencinë Iraniane të Lajmeve të Studentëve (ISNA).

Ai argumentoi se SHBA-ja nuk është në gjendje të kontrollojë plotësisht zhvillimet, madje edhe në zonat ku pretendon epërsi ushtarake. Akraminia tha se anijet iraniane vazhdojnë të lundrojnë nga Ngushtica e Hormuzit drejt Oqeanit Indian, duke paralajmëruar se “çdo kërcënim nga SHBA-ja ose aleatët e saj do të përballet me përgjigje të menjëhershme dhe të ashpër nga Teherani”.

Deklaratat e tij vijnë në mes të tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Iranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit ndërsa të dyja palët vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili synon t’i japë fund konfliktit dhe të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme paqeje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.