☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.58 ▼4.36%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▼ -0.06% ETH $2,288 ▲ +0.74% XRP $1.2498 ▼ -0.42% SOL $94.0100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.58 ▼4.36 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Gjenerata Z bllokon hyrjen e Universitetit të Hamburgut, kundërshton shpenzimet për industrinë ushtarake

HAMBURG, 2 nëntor /ATSH-DPA/- Një grup të rinjsh bllokoi sot në mëngjes hyrjen e godinës së Universitetit të Hamburgut, në shenjë proteste kundër financimit të industrisë ushtarake dhe në mbështetje të kërkesave për më shumë investime në arsim.

Demonstruesit vendosën barriera ndërtimi dhe kontenierë mbeturinash përpara hyrjeve të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale, duke penguar hyrjen në godinë.

Në pankartat e shkruara në anglisht, të rinjtë kërkonin çlirimin e të gjithë njerëzve të shtypur, si dhe bënin thirrje për bojkot dhe rezistencë.

Një aktiviste, e cila kishte mbuluar fytyrën, deklaroi se bllokimi bëhej ndër të tjera për shkak se, sipas saj, gjithnjë e më shumë fonde po shkojnë për industrinë e luftës në vend të arsimit.

Ajo tha gjithashtu se pjesëmarrësit solidarizoheshin me punonjësit që po zhvillojnë greva në vende të ndryshme të Evropës.

Policia konfirmoi zhvillimin e protestës, por në momentet e para nuk dha hollësi të tjera për organizatorët apo numrin e pjesëmarrësve.

Bllokimi i universitetit ndodhi në një kohë kur në disa qytete gjermane janë paralajmëruar protesta dhe bllokime të institucioneve arsimore, nga grupe të lidhura me lëvizjen e të rinjve “Gen Z regelt” (Gjenerata Z vendos).

Protestat e kësaj gjenerate lidhen me kërkesat për më shumë investime në arsim, kundërshtimin e shpenzimeve ushtarake dhe shqetësimet për të ardhmen e të rinjve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.