🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.19 ▲0.91%
ARI 4,220 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▼ -0.67% ETH $2,691 ▼ -1.03% XRP $1.5101 ▼ -0.11% SOL $119.3400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,220 ▲0.97 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,220 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – “Flydubai” ulje emergjente pas përleshjes mes pilotit rus dhe bashkëpilotit ukrainas

TEL AVIV, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Një avion i kompanisë “Flydubai”, që po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit, bëri sot një ulje emergjente në Arabinë Saudite, pasi dy pilotët dyshohet se u përleshën në kabinën e pilotimit.

Lajmi u raportua fillimisht nga mediet izraelite, ndërsa “Flydubai” konfirmoi se kishte ndodhur një “incident” në bord.

Fluturimi “FZ1073” ndryshoi kurs mbi territorin saudit dhe u ul në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Sipas transmetuesit izraelit N12, piloti ishte me origjinë ruse, ndërsa bashkëpiloti me origjinë ukrainase.

Dyshohet se të dy u përleshën fizikisht në kabinë dhe njëri prej tyre humbi ndjenjat.

Megjithatë, ky version nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas gazetës “Haaretz” në avion ndodheshin rreth 180 pasagjerë izraelitë.

Situata ishte veçanërisht e ndjeshme pasi Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Fillimisht u krijuan shqetësime se avioni mund të ishte rrëmbyer.

Medi3t raportuan se avioni kishte transmetuar fillimisht kodin e emergjencës 7700, i cili tregon një emergjencë të përgjithshme, dhe më pas kodin 7500, që përdoret për të sinjalizuar një rrëmbim avioni.

Në përgjigje të situatës, avionë luftarakë izraelitë u ngritën në ajër.

Sipas “Times of Israel”, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, zhvilloi konsultime me komandantë të lartë, përfshirë komandantin e Forcave Ajrore.

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u informua dhe zhvilloi konsultime.

Zyra e tij deklaroi se situata ishte nën kontroll dhe se po bëheshin përpjekje për të garantuar kthimin e sigurt të pasagjerëve izraelitë.

Pas uljes në Tabuk, pasagjerëve iu kërkua të qëndronin në vendet e tyre dhe të mos zbrisnin nga avioni.

Sipas “N12”, vetëm dy pilotët u nxorën nga avioni.

“Flydubai” njoftoi autoritetet izraelite të transportit se do të dërgonte një avion zëvendësues nga Dubai në Arabinë Saudite, i cili më pas do të vazhdonte fluturimin drejt Izraelit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.