Deliu e PDK-së: Qeveria ta dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu i ka bërë thirrje sot Qeverisë së Kosovës që të dërgoj në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Deliu në një konferencë për media tha se Kosova nuk është aktualisht në një situatë normale.
“I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, ministres Donika Gërvalla, që të sjell në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ajo.
Tutje Deliu shtoi karshi kësaj situate duhet të sillen me përgjegjësi të plotë.
“Thirrja ime është që Qeveria të mos e zvarris plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e specializuara”, tha ajo. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.