🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,739 ▼ -0.23% ETH $2,233 ▼ -0.06% XRP $1.1581 ▼ -1.61% SOL $89.4600 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Izraeli ndërton barriera të reja tokësore në Gaza, mijëra familje zhvendosen sërish

TEL AVIV, 30 korrik /ATSH-DPA/- Izraeli po zgjeron barrierat tokësore përgjatë zonës së kontrollit në Rripin e Gazës, duke detyruar familje të tjera palestineze të largohen nga shtëpitë dhe kampet e tyre. Banorët thonë se nuk kanë më asnjë vend ku të strehohen.

Sipas një investigimi të BBC-së, ushtria izraelite ka zhvendosur më në perëndim blloqet e verdha prej betoni, që shënojnë vijën e kontrollit “Vija e Verdhë” dhe ka ndërtuar diga të mëdha dheu, të cilat në disa zona shtrihen qindra metra përtej kufirit të përcaktuar nga armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, në tetor.

Barrierat e reja tashmë shtrihen në mbi 42 kilometra, duke mbuluar rreth 85% të vijës së kontrollit, ndërsa ekspertët vlerësojnë se këto punime tregojnë se Izraeli po përgatitet për një prani afatgjatë ushtarake në Gaza.

Banorët në disa zona, përfshirë Qyteti i Gazës, Khan Younis, Deir al-Balah dhe al-Mawasi, raportojnë se janë detyruar të largohen pas urdhrave të evakuimit, ndërsa shumë tenda, shtëpi dhe toka bujqësore janë shkatërruar.

Hamasi akuzon Izraelin se po shkel marrëveshjen e armëpushimit, duke zgjeruar zonën e kontrollit.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite i ka mohuar këto akuza dhe tha se barrierat dhe pozicionet e reja, janë masa sigurie për të mbrojtur Izraelin dhe për të parandaluar rindërtimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit.

Sipas banorëve të Gazës, zgjerimi i vazhdueshëm i zonës së kontrollit, po e ngushton edhe më shumë hapësirën, ku mund të jetojnë mbi dy milionë palestinezë, në kushte tashmë shumë të rënda humanitare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.