☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.12%
DOW 52,468 ▲0.17%
NASDAQ 26,465 ▼0.05%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,581 ▲ +0.39% ETH $2,333 ▲ +0.11% XRP $1.3119 ▼ -0.42% SOL $100.9200 ▲ +0.38%
S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,732 ▲0.12 % DOW 52,468 ▲0.17 % NASDAQ 26,465 ▼0.05 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Telefonata historike/ Ministrja Haradinaj bisedë me ministrin e Jashtëm izraelit: Të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një telefonatë historike me ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Gabriel Ashkenazi, për të cilën deklaron se shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Ministrja Haradinaj Stublla zbardh një pjesë të kësaj bisede, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike tek bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha fushat.

“Sot pata telefonatën e parë historike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit Z. Gabriel Ashkenazi, e cila shënon një hap të rëndësishëm përpara në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Diskutuam mbi rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit dhe ndikimin e madh që ka kjo marrëdhënie për të dy vendet tona, e ndërtuar mbi bazat e miqësisë së jashtëzakonshme midis popujve tanë paqedashës.

E sigurova homologun tim izraelit se Kosova është e përkushtuar me kapacitet të plotë për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke nderuar gjithashtu mikun dhe aleatin tonë të madh të përbashkët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I konfirmova Z. Ashkenazi edhe qëllimin tonë për të hapur Ambasadën tonë në Jeruzalem.

Pranova ftesën e Z. Ashkenazi për të vizituar Izraelin, dhe së bashku ramë dakord për të zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit në Jeruzalem sa më shpejt të jetë e mundur, dhe vendosëm të shkojmë përpara menjëherë me një grup të përbashkët pune për të materializuar këtë arritje”, shkruan ministrja kosovare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.