☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.02 ▼0.11%
ARI 4,135 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +2.85% ETH $2,425 ▲ +4.61% XRP $1.3243 ▲ +3.49% SOL $96.6800 ▲ +3.66%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.02 ▼0.11 % ARI 4,135 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Temperatura deri në 41 gradë, meteorologu tregon qarqet më të nxehta të javës

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani u shpreh se kjo fundjavë dhe vijimi i javës së ardhshme do të mbetet me temperatura të larta.

Sipas meteorologut, temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa një pjesë e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm dhe shpeshherë me vranësira në zona të izoluara.

“Kjo e shtunë mbetet me temperatura të larta, pasi territori ynë mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Me 41°C mbetet qarku i Elbasanit dhe Beratit, ndërsa Shkodra dhe Gjirokastra me 40°C. Zona që është më e freskët është juglindja.

Edhe dita e nesërme do të ketë temperatura 40-41°C në qytetet e zonës së ulët. Ajo çfarë ndryshon është orët e para të mëngjesit, të cilat do të jenë 18°C. 24-orëshi i ditës së nesërme do të jetë i nxehtë. Pjesërisht në zonat lindore do të kemi herë pas here momente të pakta shiu.

Ndërkohë, java që vjen pritet të mbetet me temperatura të larta, të cilat do të luhaten nga vlerat 39 deri në vlerën 41°C. Pjesa më e madhe e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Ndërkohë, në zona të izoluara pritet të kemi reshje shiu. Temperaturat do të jenë të larta në orët e mesditës. Do të jetë një gusht me temperatura shumë më të larta se normalet”, u shpreh Osmani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.