Temperaturat e larta, rrezik i shtuar për zjarret, 2 mjete zjarrfikëse në gatishmëri në Labinot-Fushë dhe Bradashesh
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shtuar rrezikun për përhapjen e zjarreve në qarkun e Elbasanit. Në kushtet e motit të nxehtë dhe trafikut të rënduar që pritet gjatë ditës së diel, shërbimi zjarrfikës ka marrë masa për të garantuar një reagim sa më të shpejtë në rast emergjence.
Dy mjete zjarrfikëse do të pozicionohen në pika të ndryshme, një në Labinot-Fushë dhe një në Bradashesh, me qëllim që ekipet të jenë sa më pranë zonave me risk dhe të shkurtojnë kohën e ndërhyrjes. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, pasi në kushtet e thatësirës edhe një pakujdesi e vogël mund të favorizojë përhapjen e flakëve.
Qytetarët që konstatojnë një vatër zjarri apelohen ta raportojnë menjëherë, pasi minutat e para janë vendimtare për izolimin e saj dhe parandalimin e përhapjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.