Tensione në Bosnjë, Nikoliç: Nuk do të lejojmë ndonjë befasi
“Takimi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar me rastin e shfaqjes së tensioneve politike në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk do të mblidhet ende, por ne jemi duke e ndjekur situatën. Ne nuk do të lejojmë ndonjë befasi”, kështu deklaron Presidenti serb, Tomisllav Nikoliç.
Gjatë një interviste për gazetën serbe “Novosti”, Presidenti vuri në duke se ka mbledhur të gjitha informacionet relevante të sigurisë pas mesazheve luftë-nxitëse që kanë ardhur nga Sarajeva.
Ai deklaron se kishte diskutuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiç, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, duke i kërkuar që ushtria t’i kryej aktivitetet e saj me një vëmendje të veçantë në përputhje me situatat që krijohen.
Nikoliç thotë se Serbia ka reaguar më shumë për të qetësuar tensionet në rajon pas deklaratave nxitëse të individëve nga Bosnja dhe Hercegovina.
Tensionet në Bosnjë janë përshkallëzuar pas referendumit të paralajmëruar që pritet të mbahet më 25 shtator ku do të vendoset nëse Republika Srbska do të festojë ditën e entitetit më 9 janar, ditën kur më 1992 deklaroi shkëputje nga Bosnja.
Në deklarata të forta është edhe përfshirë edhe një nga Presidentët e vendit, Bakir Izetbegoviç, djali i ish-liderit historik, Alija Izetbejkoviç.