☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.13 ▼0.48%
ARI 4,662 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,204 ▼ -0.2% ETH $2,486 ▼ -0.24% XRP $1.4079 ▼ -0.75% SOL $105.3800 ▲ +2.14%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,662 ▼0.05 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.13 ▼0.48 % ARI 4,662 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Tensione në Maqedoni, gjakosen Zaev e Sela. Ambasadorët: Koha për dialog, jo dhunë

Zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi me votat e shumicës së re parlamentare në Maqedoni është shoqëruar me trazira dhe një situatë tejet të tensionuar në ambientet jashtë dhe brenda Kuvendit.
Nga raportimet e para të medieve në Maqedoni, udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev është parë i gjakosur, por i plagosur është edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela, për të cilin, raportime të pakonfirmuara thonë se ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që të gjithë deputetët janë mbledhur në pjesën e sipërme në sallën e konferencave, për t’i shpëtuar përplasjeve të mundshme me protestues nacionalistë të VMRO-DPMNE-së. Të dhunuar kanë mbetur edhe shumë gazetarë.
Në kuadër të situatës së tensionuar kreu i ri i Parlamentit, Xhaferi ka bërë thirrje për të mos u përfshirë nga paniku.
Ndërkohë, në një konferencë të shkurtër për mediet, ambasadori i Suedisë në Maqedoni, i cili foli në emër të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bëri thirrje palëve që të vetëpërmbahen dhe të mos ushtrojnë akte dhune ndaj përfaqësuesve të popullit të zgjedhur me votë të lirë.
“Palët të tërhiqen nga akte të dhunshme dhe nga retorika që mund ta përkeqësojnë situatën. Tashmë është përgjegjësi e policisë vendase që të ndërmarrë të gjitha masat për të mos lejuar degradimin e situatës. Në këtë moment lipset më shumë dialog mes palëve”, tha ambasadori suedez në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.