☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,775 ▼0.13%
DOW 53,530 ▼0.38%
NASDAQ 26,766 ▲0.14%
NAFTA 82.32 ▼0.1%
ARI 4,476 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,902 ▲ +1.26% ETH $1,906 ▲ +1.2% XRP $1.0032 ▲ +0.2% SOL $75.9100 ▲ +0.62%
S&P 500 7,775 ▼0.13 % DOW 53,530 ▼0.38 % NASDAQ 26,766 ▲0.14 % NAFTA 82.32 ▼0.1 % ARI 4,476 ▲0.88 % S&P 500 7,775 ▼0.13 % DOW 53,530 ▼0.38 % NASDAQ 26,766 ▲0.14 % NAFTA 82.32 ▼0.1 % ARI 4,476 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e një qytetari në Zvërnec, çka pasoi edhe nisjen e valës së protestave në Tiranë dhe mbarë botën është komentuar në studion e Off the Record me Andrea Dangllin ën A2 cNN. Për deputetin socialist Eduart Shalsi, ky rast nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje raste të ngjashme të dhunës janë regjistruar edhe në vende të tjera, përfshirë SHBA-në, duke sjellë në vëmendje reagimet globale pas rasteve të njohura të dhunës policore.

“Jemi revoltuar por nuk jemi habitur dhe do të them pse. Sepse kur thua ku ndodh kjo po të them rastin e policisë me në Amerikë me atë që mbyti që u ngrit tërë bota. Kam merakun që disa ngjarje në Shqipëri interpretohen sikur nuk ndodhin në asnjë vend të botës. Një shtet kuptohet nga mënyra si reagoi. U shkarkua drejtori i policisë. U revokuan licensat, u arrestuan. Të pikturuarit e gjësë sikur ndodhin gjërat në Shqipëri dhe nuk ndodhin me asnjë vend tjetër. protesta nisi për zvërnecin ndërkohë që dukshëm tani është kanalizuar për një sërë çështje tjetër një sërë çështje tjetër tani. E para që duhet të ndajmë duhet të ndajmë pjesën e Zvërnecit”, u shpreh Shalsi.

I pyetur mbi verifikimet e pronësisë së tokave në Zvërnec, Shalsi tha se SPAK do të verifikojë ligjshmërinë e dokumentacionit dhe të procedurave të ndjekura për pronësinë e tokave në zonë.

“E para punës që qeveria e ka bërë këtë dhe ka disa masa ka nxitur se vendimet e gjyqësorit nuk mund t’i sprapsë qeveria. Qeveria ajo që mund të bëjë është që në qoftë se ka një indicie t’ia vëjë në dispozicion organit kompetent i cili në rastin konkret e mbështetëm SPAK ka marrë dokumentacionin dhe tani do verifikojë nëse pronësia e kthyer është bërë konform ligjit apo nuk është bërë konform ligjit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.