☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.67 ▼15.3%
ARI 4,830 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,435 ▲ +3.89% ETH $2,237 ▲ +6.07% XRP $1.3707 ▲ +4.05% SOL $84.5800 ▲ +5.87%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.67 ▼15.3 % ARI 4,830 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Tërmeti në Arquata, gjyshja shpëton dy nipërit duke i fshehur poshtë krevatit

Ishte gatishmëria e një gruaje, gjyshe e dy nipërve, që i shpëtoi fëmijët nga tërmeti që goditi Pescara del Tronto pjesë e Arquata del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno.

Gjyshja i fshehu fëmijët poshtë krevatit dhe dy vëllezërit të moshës 4 dhe 7 vjeç mbijetuan. Gruaja është ende nën gërmadha, por i përgjigjet ekipeve të shpetimit.

Sipas websitit italian “Tgcom 24”, kjo është një ndër historitë e shumta që ndeshen nga tregimet e të mbijetuarve.

Irina shpëton pas 7 orësh- Shtatë orë nën rrënoja, orë pune për t’i shpëtuar dhe në fund Irina ia doli. Gruaja u transportua me ambulancë dhe u dërgua në spitalin më të afërt.

Amatrice, 2 vajza afgane nën rrënoja-Thërrasin dëshpërimisht emrin e Sultana e Hahmes, dy vajza të moshës 26 dhe 27 vjeç afgane, që rezultojnë të humbura nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar plotësisht. Kërkojnë ndihmë për ato shokët e tyre afganë, gjashtë djem e vajza refugjatë, që i kërkojnë dëshpërimisht forcave të rendit që t’i ndihmojnë. Një nga të dyja është në Amatrice prej disa vitesh, punonte në një birrari, ndërsa refugjatët janë pjesë e një programi të asistencës.

Kërkohen edhe tre murgesha e 4 të moshuar– Kanë mbërritur në Amatrice përforcimet për ekipet e shpëtimit edhe ushtria, të cilët u drejtuan menjëherë në banesën e murgeshave , ku për momentin rezultojnë të humbur tre murgesha dhe katër të moshuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.