Terras: Qytetarët e Kosovës mbështesin fuqishëm anëtarësimin në BE
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës, në shumicë dërrmuese, e mbështesin anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional duhet të shfrytëzohet për të avancuar reformat dhe rritjen ekonomike në Kosovë.
“Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike”, ka shkruar Terras.
Ai ka bërë të ditur se, në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta intensifikojë bashkëpunimin me institucionet e vendit për të avancuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit”, ka deklaruar Terras./Telegrafi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.