⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.18 ▲3.29%
ARI 4,158 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,686 ▼ -1.96% ETH $2,475 ▼ -3.68% XRP $1.3785 ▼ -2.84% SOL $110.0100 ▼ -5.1%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Analisti Dritan Hila, i ftuar këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, tha se numri i bashkive do të duhej të zvogëlohej edhe më shumë.

Sipas tij, aktualisht disa bashki kanë funksionuar vetëm si qendra punësimi, pasi as rrugët nuk shtronin dot pa ndihmën e qeverive.

Pjesë nga diskutimi:

Hila: Pse është bërë kjo reformë? Duke parë këtë listën e tyre, unë kam parë që këta janë jorentabël. Se ku e ka rentabilitetin Prrenjasi, Selenica, që marrin fonde nga qeveria. Më e mira do të ishte të zvogëloheshin edhe më shumë, pasi i japin zë më tepër kryetarit të Bashkisë. Kur plasi ujësjellësi në Vlorë, varej nga ujësjellësi i Fierit.

Reklamë

Bushati: Ujësjellësi nuk është i bashkive.

Hila: Duhen konsoliduar akoma më tepër, dhe t’u jepen kompetenca. Hiq bashkitë politike, Konispol, Dropull, unë edhe Himarën e kisha futur në Vlorë, me thënë të drejtën. Përndryshe, a ishin 45 a 61, nuk do ketë ndryshim. Di të them që këto që janë shkrirë ishin vetëm qendra punësimi, jepnin vetëm rrogën, nuk ishin në gjendje të shtronin një rrugë. Se pse duhet të ishte bashki Këlcyra, se kuptoj, fshat ishte, fshat mbeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.