☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▲0.3%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,975 ▲ +1.12% ETH $2,354 ▲ +1.86% XRP $1.3262 ▲ +2.53% SOL $101.5000 ▲ +0.94%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

Gazetari Roland Qafoku ka paralajmëruar se situata e krijuar nga protestat dhe përplasjet në Tiranë në këto 15 ditë protestë, mund të përkeqësohet më tej. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai tha se rrezikon të përsëritet skenari i vitit ’97.

“Është e frikshme që Tirana të jetë në këtë dhunë, në këtë terror në dy javë. Rreziku i 97-ës është që të çke me të. Ne e kemi mbi kurriz 97-ën dhe është trauma më e madhe. Një studim i fundit i Harvardit është që traumat trashëgohen. Domethënë kjo është gjëja më e habitshme se ti thua çfarë i ka babai, gjyshi me nipin apo me fëmijën. Jo, trauma trashëgohet gjenetikisht dhe kjo është gjëja më e rëndë që ka ndodhur këtij populli”, tha Qafoku, duke kërkuar nga Ermal Hasimja që të marrë në dorë fatet e këtij vendi politikisht që të mos përsëritet ky skenar.

Sipas Qafokut kjo situatë në vendin tonë nuk ngjan me atë që ndodhi në Serbi.

“Një pyetje të madhe kam për ty. Domethënë ajo qetësi, gati ekstreme në këtë situatë që vlon kazani më duket gati si një tryezë diplomatike. A ka mundësi të merrni në dorë fatet e këtij vendi politikisht? Pse? Sepse ne themi e krahasojmë me atë Serbinë s’ngjan fare. Ore një lëvizje politike që të përmbys me të vërtetë atë që ju kërkoni këtë sistem se ti je kundër sistemit. Pse nuk e bën këtë politikisht?”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij, Partia Demokratike po përpiqet të përvetësojë protestën, ndërsa duhet të luajë një rol më aktiv politik për të përkthyer pakënaqësinë qytetare në alternativa konkrete.

“Unë nuk shikoj maturi dhe reflektim dhe nga qeveria dhe nga kryeministri. Nuk shikoj reflektim. Ai shtrin dorën për dialog dhe është normale, pozitive, por nuk shikoj reflektim. Nga ana tjetër nga opozita e dalë jashtë loje, Partia Demokratike në momente të veçanta kërkon ta përvetësojë pikërisht protestën më të dhunshme që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Dhe nuk më vjen fare mirë që lokomotiva e opozitës nuk është sot një pozitë që ta përkthejë të gjithë këtë në pikavarazh për vee. Unë mendoj që qeveria sot është në kuotat më të ulëta të saj. Po a përkthehet kjo në fuqi të Partisë Demokratike? Jo.”

Qafoku theksoi se civilët pa mjet identifikimi që tërheqin zvarrë qytetarë janë kriminelë, ndërsa dënoi dhunën ndaj institucioneve.

“Ata janë kriminelë ata atje pa identitet pa emra, civilë dhe që rrëmbejnë të rinj e të reja dhe i fusin makinë ata janë më keq. Sepse ne nuk e dimë se çfarë janë ata, a janë mercenarë, a janë me të vërtetë agjentë e policisë apo çfarë janë. Kështu që në këtë kontekst të gjithë politikanët, duhet të fokusoheshin pikërisht te këto ngjarje për të zbutur të gjithë atë tension dhe këtë dhunë shtazarake”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.