☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 28 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
₿ CRYPTO
BTC $59,546 ▼ -1.18% ETH $1,570 ▼ -0.56% XRP $1.0461 ▼ -0.84% SOL $71.0600 ▼ -0.2%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲0 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲0 %
EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159 EUR/USD 1.1389 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4125 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.1400 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6159
28 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Tetova përgatitet për ardhjen e mërgimtarëve, forcohen masat për trafik dhe siguri

Policia do të forcojë praninë në rrugët e Tetovës, me rastin e ardhjes së mërgimtarëve por edhe organizimit të verës kulturore tetovare. Nëpër rrugët e Tetovës pritet të ketë polic në çdo tridhjetë metra, si dhe ekipe të veçanta policie në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim orientimin e makinave që të mos evitohen tollovitë.

“Është paraparë që në çdo udhëkryq të ketë pjesëtarë të policisë dhe nëpër hapësirat tjera që të parandalohet parkimi i dyfishtë apo zona udhëkryqesh, me qëllim lirimin e komunikacionit. Po ashtu do jetë në shërbim edhe merimanga që do ngre automjetet që do pengojnë komunikacionin. Do angazhohen shtesë edhe inspektorët e policisë me jelekë policie që do marrin masa dhe aktivitete gjatë kësaj periudhe edhe për veprat e mundshme penale”, deklaroi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka apeluar banorët që gjatë kësaj periudhe, të përdorin sa më shumë transportin publik, me qëllim që mërgimtarët sa më lirshëm të lëvizin nëpër qytet.

“Tetova tanimë ka transport publik falas, andaj do kisha lutur gjithë banorët rezident të komunës që gjatë kësaj periudhe të mos shfrytëzojnë veturat për të dalë në qytet por të shfrytëzojnë transportin publik. Po ashtu në mbledhjen e radhës të këshillit, do bëhet rregullimi i shumë rrugëve që do bëhen një kahëshe me çka do të lehtësojnë qarkullimin e veturave”, tha Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

“Risia e këtij viti do të jetë ky bulevard në të cilin do të punohet intensivisht për tu përfunduar, e në të cilin gjatë muajit të ardhshëm do të jetë vetëm pedonale, nga ora shtatë e mbrëmjes deri në dymbëdhjetë të natës. Ndërkohë në këtë bulevard, do të zhvillohen gjitha aktivitetet e verës kulturore, që kanë të bëjnë me të rinjtë”./Alsat.mk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.