☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,636 ▼0.21%
DOW 50,695 ▼0.42%
NASDAQ 26,839 ▼0.08%
NAFTA 91.61 ▲1.32%
ARI 4,188 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,178 ▲ +0.44% ETH $2,700 ▲ +0.66% XRP $1.4867 ▼ -0.91% SOL $117.9100 ▼ -0.95%
S&P 500 7,636 ▼0.21 % DOW 50,695 ▼0.42 % NASDAQ 26,839 ▼0.08 % NAFTA 91.61 ▲1.32 % ARI 4,188 ▲0.03 % S&P 500 7,636 ▼0.21 % DOW 50,695 ▼0.42 % NASDAQ 26,839 ▼0.08 % NAFTA 91.61 ▲1.32 % ARI 4,188 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Politika

Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi:

Socialistët refuzojnë çdo debat për Vlora Hysenin në Parlament, me argumentin që është koha e drejtësisë të merret me ish drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Duke përdorur fjalët e Presidentes së KE-së gjatë konferencës me kryeministrin Rama, mazhoranca në konferencën e kryetarëve nuk e pranoi kërkesën e PD për mocion me debat se në çfarë filtrash kaloi Vlora Hyseni në2023-shin kur u vendos nga Edi Rama dhe Bajram Begaj në krye të Inteligjencës shqiptare.

“Jo më larg se dje Ursula von der Leyen konfirmoi; “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”. Prandaj ta lemë sistemin të bëjë punën e vet. Asnjë instrument kontrolli parlamentar, nga mocioni me debat deri tek komisioni hetimor parlamentar, nuk mund ta zëvendësojë, ta ndikojë, ta kushtëzojë apo pengojë hetimin e plotë dhe të pavarur nga prokurorët e SPAK”, deklaroi kreu i grupit PS, Taulant Balla.

Përballë kundërshtimit të mazhorancës, opozitarët këmbëngulën se mocioni me debat nuk ka lidhje me dosjen hetimore të SPAK, por me procedurat që janë ndjekur për emërimin e saj kur erdhi nga Kosova në Shqipëri në krye të SHISH.

Në këtë kontekst kreu i grupit parlamentar demokrat përçmoi edhe deklaratat e presidentes së Komisionit Eurpian Ursula Von der Leyen në krah të Edi Ramës.

Bardhi paralajmëroi zhgënjim të shpejtë për zyrtaren e lartë të Brukselit.

Teksa Rama dhe Von der Leyen deklaruan se drejtësia po funksionon, Bardhi sulmoi ashpër nismën më të freskët të qeverisë për ndryshimin e kodit të procedurës penale, sipas tij një përpjekje e qartë për të kufizuar veprimin e gjyqësorit ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Synon sterilizimin e SPAK”, tha Bardhi.

Kurse deputeti demokrat Sajmir Korreshi, gjatë një interviste televizive në A2CNN, duke komentuar deklaratat e djeshme të Von der Leyen, mes të tjerash me nota sarkazme tha se “ata që i kishin bërë relacionin kreut të KE-së kanë qenë të dehur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.