🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,842 ▲3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,394 ▲ +4.01% ETH $2,237 ▲ +6.13% XRP $1.3721 ▲ +4.21% SOL $84.7200 ▲ +6.17%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,842 ▲3.36 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,842 ▲3.36 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Thaçi dhe Kurtulmuş: Komunitetet janë vlera të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş, i cili me një delegacion nga Ankaraja po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Komunitetit Turk në Kosovë.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi uroi zëvendëskryeministrin Kurtulmuş, delegacionin dhe përfaqësuesit e komunitetit turk për festën.

Zëvendëskryeministri Kurtulmuş u shpreh se është “kënaqësi të shihen të arriturat e shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë” dhe konfirmoi përkrahjen e Turqisë për shtetin e Kosovës me projekte konkrete, por edhe përmes lobimit nëpër shtete dhe organizata ndërkombëtare, për njohjen dhe pranimin e shtetit të Kosovës.

Presidenti Thaçi theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura.

“Kemi bashkëpunim të shkëlqyer edhe me komunitetin turk në Kosovë”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se “Kosova është dhe do të jetë shtet i të gjitha komuniteteve që jetojnë këtu”.

Presidenti Thaçi më herët gjatë ditës ka takuar edhe një grup të përfaqësuesve politikë dhe të shoqërisë civile nga radhët e komunitetit turk, nga të cilët mësoi për përgatitjet për shënimin e Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.

Duke konfirmuar mbështetjen e tij për komunitetin turk në Kosovë, presidenti Thaçi tha se “Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj” dhe se “kjo është vlera dhe fuqia e Kosovës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.