☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 81.86 ▼0.33%
ARI 4,448 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,348 ▼ -1.13% ETH $1,893 ▼ -1.4% XRP $1.0088 ▼ -2.37% SOL $76.1200 ▼ -1%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 81.86 ▼0.33 % ARI 4,448 ▲0.64 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 81.86 ▼0.33 % ARI 4,448 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Thaçi mbetet në paraburgim deri në aktgjykim, Gjykata nuk kërkon më parashtresa për rishikimin e radhës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Thaçit dhe ka vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij. Ky është vendimi i 27-të për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj ish-presidentit.

Në vendimin e datës 10 gusht, Trupi Gjykues ka vlerësuar se aktualisht nuk ka informacion të mjaftueshëm për të konstatuar se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë në rast se do të lirohej.

Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se vazhdon të ekzistojë një rrezik i mjaftueshëm që ai të mund të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara apo të ndikojë te dëshmitarët.

“Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator 2026.

Në të njëjtin vendim, kryegjyqtari Charles Smith ka urdhëruar që palët të mos paraqesin më parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të Thaçit, i cili sipas afateve do të duhej të zhvillohej më 9 tetor 2026.

Sipas Trupit Gjykues, ky shqyrtim nuk është më i nevojshëm për momentin, pasi seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar për 16 shtator.

“Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është i caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë”, thuhet në vendim.

Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit është duke u zhvilluar në Hagë që nga viti 2023. Prokuroria i akuzon ata për një sërë veprash penale që pretendohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ndërsa të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.