Thaçi në Mal të Zi flet për personat e zhvendosur
E plotësuar: Zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se Kosova angazhohet për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për nxitur kthimin e qytetarëve të larguar nga Kosova e që gjenden në Mal të Zi.
Ai theksoi se fatmirësisht të dy vendet e kanë të lejuar dyshtetësinë, e që e lehtëson këtë proces.
Për të demonstruar vullnetin e mirë, Thaçi ka vendosur të takojë edhe disa përfaqësues të këtij komuniteti për t’i bindur që janë të mirëpritur të kthehen.
Thaçi fillon takimet në Mal të Zi
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka filluar takimet me zyrtarë të lartë shtetërorë të Malit të Zi. Ai takoi ministrin e Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq.
Ministri Thaçi takoi kryeministrin, Milo Gjukanoviq, me presidentin Filip Vujanoviq si dhe me kryetarin e parlamentit, Ranko Krivokopiq.
Qeveria e Malit të Zi, e ka marrë shumë seriozisht sigurimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit. Për të siguruar aktivitetet e tij janë angazhuar edhe 1.200 trupa policorë, të cilët për detyrë kanë ruajtjen e rendit dhe qetësisë.