☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,348 ▼ -0.55% ETH $2,393 ▼ -1.39% XRP $1.2909 ▼ -1.49% SOL $102.9800 ▼ -1.42%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Thaçin do ta presë i njëjti fat si Naim Murselin, burgim i përjetshëm”, Kurti flet për deklaratën e deputetit Fatos Geci

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Lista Guxo, Fatos Geci ka nxitur reagime të shumta në vend.

Një deklaratë e deputetit nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Lista Guxo, Fatos Geci ka nxitur reagime të shumta në vend.

Deputeti Fatos Geci duke folur gjatë seancës parlamentare të së martës gjersa ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit, çështjen e ka ndërlidhur me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Dua të përshëndes vendimin e gjykatës për dënimin e Naim Murselit dhe ju që shpresoni që lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat”, është shprehur Geci në Kuvend.

E sa a distancohen nga kjo deklaratë është pyetur sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se tashmë për këtë është deklaruar kryetarja e Grupit Parlamentar e LVV-së, Arbërie Nagavci.

“Tashmë kjo ka ndodh nga kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së. E dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale, e cila është gjykatë jonormale dhe jotransparente. Jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit t Kosovës, bartëse e së cilës ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në pafajësinë e krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti.

Sipas tij, edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ia tërhoqi vërejtën dhe ia ndërpreu fjalën deputetit dhe për shkak të gjuhës dhe komentit.

“Unë jam vetëm kryetar i LVV-së dhe kryeministër, nuk jam kryetar i ndonjë komisionit disiplinor. Aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër”, tha ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.