🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,000 ▲ +0.08% ETH $2,239 ▼ -0.29% XRP $1.1607 ▼ -0.58% SOL $89.2600 ▼ -0.81%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, flet Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë:

Nuk e di kur dola, ose 2021 ose 2012, nuk më kujtohet, ishte se dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie që ka qenë tek komisariati numër gjashtë, pasi më goditi disa herë atë natë kur jam arrestuar, dhe kur kam dalë nga burgu mora vesh, thashë shyqyr që e vranë se më goditi kot, më hyri në hak, bëhet fjalë për Dritan Lamaj. Më u bë qejfi shumë që e kanë vrarë, do u jepja një drekë po t’i njihja ata çunat. E më tha kur të duash se vëllai jonë është tha.

Gjyqtarja: Kush ishte vëllai i Festimit se s’po e kuptoj?

Nuredin Dumani: Ishte Henrik Hoxha.

Gjyqtarja: Pse i referohej si vëllai?

Nuredin Dumani: Se e kishte caktuar si vëlla, edhe unë e kam vëlla gjaku…

Por si ndodh që vrasës të pamëshirshëm si ishte Nuredin Dumani vendosin të kalojnë në krahun e drejtësisë e të kthehen kundër aleatëve në krime, kundër shokëve që dikur i quanin vëllezër gjaku, një frazë kjo që përshkruan besnikërinë ndaj familjes kriminale?

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Jo më kot iu vu emri “Plumbi i artë”, se qe pikërisht ai plumb që mori që shërbeu si shkak të kthehej në bashkëpunëtor drejtësie. Ai vendosi të tregojë çdo gjë sepse mendonte që grupi kriminal me të cilin kishte bashkëpunuar e kishte nxjerrë në pritë. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet, ata llogarisin përfitimet, mund të vijë edhe nga vetë ai.

Në laboratorët e policisë shkencore fjala e të penduarve i kthen edhe një herë në jetë provat shumëvjeçare mbyllur pa autorë, pa gjurmë. Të tjera mbahen të arkivuara në pritje të krahasimit me krimet e radhës, dhe në rastin më të mirë gjetja e një të penduari mbas një arrestimi.

Sikurse kjo bluzë e Nuredin Dumanit që e mbante veshur ditën kur u plagos dhe që mbetet një provë kundër atyre që deshën ta ekzekutojnë.

Ekspertja:

Këtu kemi konstatuar që kemi një vrimë të vogël që duhet të jetë e shkaktuar nga armë zjarri, vëmë metrin për ta paraqitur në aktet e shoqërimit dhe e fiksojmë, por kjo bluzë i kalon edhe balistikës dhe pastaj…

Disa me një kujtesë të papërshkrueshme tregojnë emra të implikuarish se si i vëzhgojnë shënjestrat që do vrasin, si paguajnë e si fitojnë apo si kërkojnë dikë që të tradhtojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.