⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

“The Guardian”: Ëmbëlsuesi i përdorur në ushqime rrit rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru

– Ëmbëlsuesi i përdorur në çamçakëz dhe produkte pa sheqer “Xylitol”, mund të lidhet me rrezik të lartë të infarkteve dhe goditjeve në tru, shkruan media britanike “The Guardian”.

Një studim i ri ka ngritur shqetësime mbi sigurinë afatgjatë të “xylitol-it”, një ëmbëlsues i përdorur gjerësisht në produkte të tilla si çamçakëzët, pasta e dhëmbëve, reçeli, kosi, akullorja dhe produkte të tjera pa sheqer.

Studiuesit analizuan të dhënat e 17 710 personave nga dy studime të mëdha prospektive, Studimi Kanadez Afatgjatë për Plakjen (CLSA)) dhe Studimi Prospektiv Evropian për Kancerin dhe Ushqyerjen – Norfolk (EPIC-Norfolk).

Pjesëmarrësit u ndanë sipas përqendrimit të “xylitol-it” në gjak dhe u krahasuan grupet me nivelet më të larta dhe më të ulëta.

Rezultatet treguan se, në grupin kanadez, personat me nivelet më të larta të xylitoli-t kishin 57% më shumë rrezik për një rast të rëndë kardiovaskulare gjatë gjashtë viteve, krahasuar me ata me nivelet më të ulëta.

Rastet e përfshira në analizë ishin vdekja, infarkti i miokardit dhe goditja në tru.

Në grupin tjetër, i ndjekur për një periudhë deri në 30 vjet, u vu re gjithashtu një lidhje mes niveleve më të larta të xylitol-it dhe rrezikut kardiovaskular, megjithëse efekti ishte më i vogël.

Studiuesit raportuan një rritje prej rreth 18% të rrezikut në analizën afatgjatë.

Xylitol është një alkool sheqeri (polyol) që gjendet natyrshëm në sasi shumë të vogla, në disa ushqime dhe prodhohet edhe nga organizmi gjatë metabolizmit të glukozës.

Megjithatë, në produktet e përpunuara përdoret në përqendrime shumë më të larta, në disa raste mbi 1,000 herë më të mëdha se nivelet natyrore.

Një nga arsyet që studiuesit po e shqyrtojnë me kujdes është ndikimi i mundshëm i xylitol-it mbi trombocitet, qelizat e gjakut që luajnë rol në mpiksjen.

Studime të mëparshme kanë sugjeruar se xylitol-i mund të rrisë aftësinë e trombociteve për të formuar mpiksje, duke ofruar një mekanizëm të mundshëm për lidhjen me rastet kardiovaskulare.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet nuk provojnë se xylitol-i shkakton infarkt apo goditje në tru.

Bëhet fjalë për një studim vëzhgues, i cili identifikon një lidhje mes niveleve të xylitol-it në gjak dhe rrezikut kardiovaskular, por nuk mund të përcaktojë nëse shkaku është vetë ëmbëlsuesi apo faktorë të tjerë, të lidhur me shëndetin dhe mënyrën e ushqyerjes.

Studiuesit kërkojnë tashmë studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ekspozimi afatgjatë ndaj xylitol-it mund të ketë rol shkakësor në sëmundjet kardiovaskulare.

Për momentin, gjetjet nuk nënkuptojnë se konsumatorët duhet të ndalojnë menjëherë çdo produkt që përmban xylitol.

Ato tregojnë nevojën për më shumë kërkime mbi përdorimin afatgjatë të këtij ëmbëlsuesi, veçanërisht te personat me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.