⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.94 ▲2.04%
ARI 4,081 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,324 ▲ +0.81% ETH $2,364 ▲ +0.96% XRP $1.3305 ▲ +0.89% SOL $102.6900 ▲ +1.73%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.94 ▲2.04 % ARI 4,081 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

“The Lancet”: Shëndeti mendor, një sfidë në rritje për shoqëritë në mbarë botën

– Rreth 1,2 miliardë njerëz në mbarë botën, jetojnë me çrregullime mendore, të cilat përbëjnë 17,3% të viteve të jetuara me aftësi të kufizuar në nivel global, sipas një studimi të botuar në revistën shkencore “The Lancet”.

Studimi përfshiu 204 vende dhe territore dhe analizoi përhapjen e çrregullimeve mendore sipas moshës, gjinisë dhe llojit të tyre.

Të dhënat tregojnë se barra më e madhe e këtyre çrregullimeve, regjistrohet te adoleshentët e moshës 15–19 vjeç, ndërsa gratë preken më shumë se burrat.

Ankthi dhe depresioni renditen ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë situatë.

Një tjetër shqetësim i evidentuar nga studiuesit, është mungesa e trajtimit të përshtatshëm.

Sipas një analize të veçantë, vetëm rreth 9% e personave me depresion të rëndë, marrin kujdes shëndetësor që përmbush standardet minimale të trajtimit.

Rezultatet nënvizojnë nevojën për përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor, diagnostikimin në kohë dhe zgjerimin e aksesit në trajtim.

Studiuesit theksojnë se shifrat pasqyrojnë vitet e jetuara me aftësi të kufizuar, për shkak të çrregullimeve mendore dhe nuk nënkuptojnë se këto çrregullime janë shkaku kryesor i të gjitha formave të aftësisë së kufizuar apo i vdekjeve në botë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.