“The New York Times”: Është koha të besohen vaksinat kineze dhe ruse!
Por, provat po tregojnë se vaksinat nga këto vende, funksionojnë gjithashtu. Revista prestigjoze mjekësore “The Lancet” publikoi këtë javë rezultatet nga provat e bëra së fundmi, ku thuhej se vaksina ruse Sputnik V, ka normë efikasiteti prej 91.6%. Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jordania, Iraku, Serbia, Maroku, Hungaria dhe Pakistani kanë miratuar vaksinën Sinopharm nga Kina. Që në mes të janarit 1.8 milionë persona në Emirate e kanë marrë atë.
Bolivia, Indonezia, Turqia, Brazili dhe Kili kanë miratuar dhe kanë filluar shpërndarjen e një tjetër vaksine kineze, ‘Sinovac’. Sputnik V do të shpërndahet po ashtu në dhjetëra vende në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. Përballë mungesave dhe vonesave në shpërndarje në Francë, Spanjë dhe Gjermani, tani po flitet gjithnjë e më shpesh lidhur me vaksinat kineze dhe ruse. Tani edhe këto vende po pranojnë se kanë paragjykuar vaksinat jo-perëndimore. Megjithatë skepticizmi mbetet.
Sidoqoftë, tani ka të dhëna të kënaqshme në lidhje me besueshmërinë e vaksinave kineze dhe ruse. Një studim në Emirate, tregoi se vaksina ‘Sinopharm” ishte 86 për qind efikase. Rezultatet e ‘Sinovac’ janë luhatur, 91 për qind efikasitet ka raportuar Turqia, 65 për qind Indonezia dhe 50.4 për qind Brazili.