☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,177 ▲ +0.32% ETH $1,727 ▼ -0.38% XRP $1.1458 ▲ +0.06% SOL $74.0400 ▲ +3.67%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

Në një kohë që destinacionet klasike si Italia, Spanja apo Greqia po përballen me mbingarkesë, vëmendja e prestigjiozes britanike “The Times” është ndalur te Mesdheu Lindor, ku Shqipëria renditet si kryefjala e këtij sezoni.

Artikulli i fundit i dedikuar udhëtimeve, e cilëson Shqipërinë si një vend që po gjen veten me shpejtësi në tregun global, duke ofruar një kombinim mes luksit dhe çmimeve konkurruese.

Sipas “The Times”, përtej plazheve, Shqipëria po tërheq turistët me trashëgiminë e pasur arkeologjike.

Apollonia dhe Butrinti vlerësohen si dëshmi të rëndësishme të historisë romake, ndërsa qyteti i Beratit veçohet për arkitekturën e tij unike otomane.

Gazeta nënvizon se ndryshe nga zonat e tejmbushura si Bregu i Amalfit në Itali, në brigjet shqiptare jahtet nuk janë ende një shqetësim për peizazhin, duke ofruar më shumë qetësi.

Edhe pse nga ana tjetër artikulli përmend edhe interesin e çifitit amerikan, Ivanka Trump dhe Jerard Kushner për të investuar në ishullin e Sazanit.

Artikulli specifikon Himarën si një nga pikat më atraktive, ku hotelet e reja ofrojnë shërbime moderne të stilit ‘Ibiza’, por me kosto më të ulëta.

Operatorët turistikë ndërkombëtarë kanë rritur ofertat për turet tetë-ditore që ndërthurin kulturën dhe detin, duke shfrytëzuar edhe aeroportin e Korfuzit si urë lidhëse përmes trageteve.

Ky vlerësim i radhës nga media ndërkombëtare konfirmon se Shqipëria nuk është më një destinacion secret por një rival i fortë i vendeve fqinje, duke u kthyer në zgjedhjen e parë për ata që kërkojnë të shijojnë Mesdheun pa shpenzimet marramendëse të metropoleve europiane.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.