Kosova

Ministria e Drejtësisë certifikon 14 përmbarues privatë

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot certifikoi 14 përmbarues privatë, të cilët kanë përfunduar me sukses provimin të organizuar nga kjo ministri.

Ky grup i të certifikuarve është bërë në kuadër të zgjerimit të përmbaruesve në Kosovë.

Në këtë ceremoni ministri Kuçi tha se përmbaruesi privat është institucion i ri i cili është themeluar me iniciativën dhe mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Ai kërkoi nga këta të certifikuar që punën e tyre ta mbështesin në ligjet në fuqi.

“Ju ftoj që të punoni në bazë të ligjit, në përputhje më kompetencat që ua jep ligji por edhe në përputhje me realitetin. Ju ftoj që brenda afateve ligjore t’i hapni zyrat tuaja që do të keni mbështetjen e ministrisë”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Komisionit të Përmbarimit, Bedri Bahtiri, tha se këta përmbarues do të ndihmojnë në zbatimin e vendimeve gjyqësore.

“Vendimet gjyqësore që nuk janë të zbatueshme të cilat janë vetëm në letër ju do të ndihmoni që të zbatohen ato”, tha ai.

Në mesin e këtyre të certifikuarve ka edhe avokat dhe gjykatës, të cilat pas këtij certifikimi do të punojnë vetëm si përmbarues privat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button