☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,744 ▼0.12%
DOW 53,947 ▼0.05%
NASDAQ 26,492 ▼0.43%
NAFTA 83.01 ▲1.07%
ARI 4,440 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,645 ▼ -0.54% ETH $1,867 ▼ -0.17% XRP $1.0067 ▼ -1.2% SOL $75.0600 ▼ -0.73%
S&P 500 7,744 ▼0.12 % DOW 53,947 ▼0.05 % NASDAQ 26,492 ▼0.43 % NAFTA 83.01 ▲1.07 % ARI 4,440 ▲0.45 % S&P 500 7,744 ▼0.12 % DOW 53,947 ▼0.05 % NASDAQ 26,492 ▼0.43 % NAFTA 83.01 ▲1.07 % ARI 4,440 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kronika

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit. “Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë”, – theksoi ai.

Z. Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike: “Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin C2 General funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne”.

Z. Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes: “Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.