🌫️
Tiranë 16°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,666 ▲ +0.74% ETH $2,536 ▲ +1.1% XRP $1.4072 ▲ +0.14% SOL $111.1700 ▲ +0.76%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Aktorja e denoncoi”, Gjini: Viktima tregoi forcë, dha shembullin që duhet reaguar kur cënohesh

Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur me videot intime të publikuara në mediat sociale. Gjini veçoi reagimin dhe veprimin ligjor të aktores Monika Lubonja, e cila zgjodhi të ballafaqohet me situatën përmes institucioneve të drejtësisë.

Sipas gazetarit, ky qëndrim shërben si një shembull i fortë se si viktimat ose të rinjtë duhet të reagojnë, duke lënë mënjanë paragjykimet e opinionit publik dhe duke iu drejtuar rrugës ligjore në rast se bien pre e ngjarjeve të tilla.

“U publikuan ato video. Tani do marrim pak gjithë kronologjinë që dhe ne të kuptojmë edhe të dalim në disa përfundime. Për shembull unë vetë personalisht në reagimin që kam parë, kam vlerësuar reagimin e Monika Lubonjës. Do ta përmend si emër meqë ka dalë tashmë publikisht, edhe ka bërë dhe denoncim.

Çfarë do të thotë? Një individ e cila ka denoncuar nuk ka rëndësi se çfarë ka bërë. Ajo ndau historinë e saj në reagim. Foli për dashurinë që ka dhënë ndaj individit, ndaj personit, ndaj Adi Hilës në këtë rast që ka bërë inçizimet, sepse nuk e dimë publikimet, po regjistrimet ai i ka bërë. Dhe shprehu momentin ky këtë person e kam dashuruar, kam besuar te kjo dashuri dhe bëri dhe një hap ligjor.

Pra, për mua, edhe viktima tregoi një lloj fuqie për të denoncuar, pra për t’i thënë çdo individi, çdo edhe të riu ndoshta, që në momentin që ty të vjen, pra ti je në një situatë të tillë, nuk ka rëndësi se çfarë ndodh. Hiqe opinionin publik, ti ndiq një hap ligjor.

Sepse ku e kam parë unë këtë situatë? Unë këtë situatë nuk e kam parë as tek Monika, as tek Adi, as tek Eli Fare, as tek vajzat tjetër. Unë e kam parë tek disa të rinj të cilët për shembull më shkruajti prindi i një të riu, që tha djali im ka qenë në këtë situatë ku e kanë provokuar në rrjetet sociale dhe kanë ndarë tha foto intime dhe me këto foto intime e kanë kërcënuar dhe unë nuk e kuptoja pse më ishte transformuar fëmija për 10-15 ditë”, tha Gjini ndër të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.